Google ADS

Hasani mori pjesë në panelin me temë “Zgjerimi i BE-së: një urgjencë e re gjeopolitike”

13:32 | 7 Dhjetor 2023
K.B

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani mori pjesë në panelin me temë “Zgjerimi i BE-së: një urgjencë e re gjeopolitike”.

Hasani ripërsëriti angazhimin e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e BE-së, pa nëse dhe por.

“Rrethanat e reja gjeopolitike të krijuara nga agresioni rus kundër Ukrainës, shoqëruar me sfidat e sigurisë me të cilat po përballet sot Evropa, e kanë bërë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor një prioritet edhe më të madh për të gjitha palët”, u shpreh ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme