Google ADS

Organizimi i lojërave të fatit/ Arrestohet 116 persona, Balla përgëzon Policinë

13:05 | 7 Dhjetor 2023
K.B

116 persona janë arrestuar gjatë operacionit “Sundimi i Ligjit”.

Kështu njofton ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla.

Ai përgëzon Policinë e Shtetit për goditjen e grupeve kriminale të përfshira në organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për intensifikimin e “Sundimit të Ligjit” dhe goditjen e grupeve kriminale të përfshira në organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit”, shkruan Balla në Facebook.

Tutje, ai thotë se nuk duhet harruar asnjëherë se organizimi i paligjshëm i lojërave të fatit është gjithmonë burim financimi për grupet kriminale.

“Nuk duhet të harrojmë asnjëherë se organizimi i paligjshëm i lojërave të fatit është gjithmonë burim financimi për grupet kriminale. Prandaj kontrollet duhet të vijojnë në gjithë territorin në mënyrë sistematike”, shkruan ai.

Sipas Ballës, rezultatet e operacionit gjatë natës së mbrëmshme meritojnë përgëzime, por publiku pret më shumë prej tyre.

116 persona të arrestuar

94 të proceduar

253 pika të paligjshme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme