Aksion nga Inspektorati i kryeqytetit, kontrollon taxitë dhe autobusët që nuk e respektojnë interierin

12:15 | 7 Dhjetor 2023
E.H

Inspektorati i Kryeqytetit ka zhvilluar një aksion për kontrollimin e taxive të paautorizuar si dhe të autobusëve që nuk e respektojnë interierin.

Në njoftim e publikuar në rrjetin social Facebook, Inspektorati ka shpërndarë edhe disa fotografi të aksionit.

“Inspektorati i Kryeqytetit, përveç aktiviteteve të ndryshme ditore, sot ka vazhduar me aksionin e kontrolleve të taxive të paautorizuar dhe autobusëve që nuk respektojnë itenerarin e tyre dhe qarkullojnë edhe në brendi të kryeqytetit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme