Google ADS

Kosova U-19 në grup me Spanjën, Austrinë dhe Slloveninë në Elite Round

12:04 | 7 Dhjetor 2023
D.H

Gjatë ditës së sotme në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për Elite Round  për kombëtaret U19.

Në këtë short ka marrë pjesë edhe Kombëtarja e Kosovës, e cila është kualifikuar nga rrethi i parë, shkruan Arbresh.info.

Teksa ka mësuar tashmë kundërshtarët në fazën e Elite Raund, ku në këto kualifikime janë gjithsej 7 grupe me nga 4 skuadra.

Dardanët e rinj janë shortuar në grupin e parë së bashku me kombëtaren e Spanjës, Austrisë dhe Sllovenisë.

Për Evropian kualifikohet skuadra e cila zë vendin e pare në grup./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme