Policia e Kosovës shqipton mbi 2 mijë tiketa trafiku brenda 24 orëve

09:11 | 7 Dhjetor 2023
E.H

Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh bënë të ditur se janë shqiptuar 2 mijë e 18 tiketa për shkelësit e trafikut në vend.

Gjatë periudhës së njëjtë kohore, kanë ndodhur 36 aksidente trafiku me dëme materiale, 21 aksidente me të lënduar dhe një aksident me fatalitet, shkruan Arbresh.info.

Brenda 24 orëve, Policia ka arrestuar 10 persona, shtatë janë dërguar në mbajtje ndërsa dy në vuajte të dënimit. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme