Një grua ka humbur jetën pasi derisa ishte duke vozitur në fshatin Gërmovë të Vitisë, ka humbur kontrollin, duke u përplasur frontalisht me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës.
Sipas Policisë, viktima fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa mjeku e ka konstatuar vdekjen e saj.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Gërmovë, Viti / 06.12.2023 – 21:28. Një femër kosovare ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte, duke u përplasur frontalisht me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ku nga mjekët është konstatuar se ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Publikohet një tjetër audio-inçizim i Kusarit me Radojçiqin
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Aivo O...
Bislimi: Kosova promovon tregtinë e lirë, Serbia e ka pengua...
Nesër Bislimi takon emisarin Lajçak
Nga Lyoni në Dijon, tifozi i Trepçës udhëton me biçikletë pë...
Pamje nga vizita e Kurtit në Leposaviq