Dinamo Zagreb duket se ia ka vënë “syrin” anësorit të Slaven Belupos, Arbër Hoxha.
Sipas mediumit kroat, Germanijak, ka vetëm detaje që duhet të zgjidhen në bisedën mes dy klubeve.
“Domethënë, ka gjithnjë e më shumë gjasa që Hoxha të jetë lojtar i Dinamos që nga dimri, të gjitha bisedimet dhe marrëveshjet po shkojnë në atë drejtim dhe siç e ka marrë vesh Germanijak, vetë Hoxha u ka bërë të qartë njerëzve në Slaven Belup se nga të gjitha ofertat është më i interesuari për atë të Dinamos”, shkruan ky medium.
Slaven Belupo kërkoi fillimisht tre milionë euro, por duket se ky çmim ka rënë dhe Dinamo do të ishte gati të paguante nga 800 mijë deri në 1 milionë euro.
Përveç Hoxhës, trajneri Sergej Jakirovic është i intriguar edhe nga anësori i Ballkanit, Almir Kreyziu, i cili bëri një lojë të shkëlqyer kundër Dinamos në Prishtinë ku skuadra jonë fitoi.
Megjithatë, Hoxha ka një avantazh, sepse ai luan në ligën kroate dhe e njeh kampionatin.
Ai nuk u ftua në asnjë ndeshje të Kosovës gjatë këtij viti, ndonëse ishte në formë mjaft të mirë.
Hoxha po ashtu ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri të tjera me skuadrën e tij në 18 ndeshje të zhvilluara. /Lajmi.net/
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Vrasja në Florida të ShBA-së, dyshohet se çifti që humbi jet...