Një autobus me pasagjerë, i linjës Tiranë-Elbasan, ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje, në hyrjen perëndimore të qytetit të Elbasanit.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur të fikin zjarrin. Në dyshimet paraprake thuhet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në motorin e mjetit.
“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në pjesën e pasme të autobusit me drejtues shtetasin O. K., 28 vjeç, banues në Elbasan. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet momenti kur pjesa e prapme e autobusit vijon të digjet. Zjarrfikësit po vijojnë punën në vendin e ngjarjes, për të shuare plotësisht flakët. Nga ana tjetër tymi është përhapur me shpejtësi në zonë.
Grupit hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit./TCh
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...