Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) ka bërë të ditur se kanë kuptuar nga mediat se qytetarët nga Komunat e Mitrovicës Veriore, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit kanë përgatitur kërkesën për inicimin e procedurave për largimin e kryetarëve të komunave nga vijnë.
MAPL njofton se janë informuar se qytetarët në Komunën e Mitrovicës Veriore, kërkesa nga ana e qytetarëve nuk është drejtuar zyrtarisht tek Kryesuesi i Kuvendit Komunal, shkruan Arbresh.info.
“Nga raportimet në media, kemi kuptuar se qytetarë nga Komunat e Mitrovicës Veriore, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, kanë përgatitur kërkesën për inicimin e procedurave për largimin e kryetarëve të komunave nga vijnë. Siç jemi të informuar gjatë ditës së djeshme në Komunën e Mitrovicës Veriore, kërkesa nga ana e qytetarëve nuk është drejtuar zyrtarisht tek Kryesuesi i Kuvendit Komunal”, thuhet në njoftim”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, siç thuhet në njoftim, në Komunat Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, përveç raportimeve nga media nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare drejtuar kuvendeve komunale respektive.
Sipas ministrisë, për këtë çështje po ndërmerren të gjitha masat praktike që qytetarët tanë të ushtrojnë të drejtat e tyre që burojnë nga Ligji për zgjedhjet lokale dhe Udhëzimi Administrativ përkatës.
“Meqenëse kjo është një nismë që kërkon disa njohuri praktike gjejmë rastin të rendisim edhe njëherë disa çështje kryesore lidhur me këtë proces;
Kjo ministri, thotë se deri në këto momente nuk ka asnjë kërkesë të pranuar nga Kryesuesit e kuvendeve komunale dhe rrjedhimisht asnjë njoftim nga kryesuesit për MAPL-në.
“Ne jemi të gatshëm që sapo ky proces të nisë zyrtarisht të plotësojmë menjëherë detyrat tona. MAPL do të njoftojë publikisht për vijimësinë e këtij procesi”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...