Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u ka kthyer përgjigje qytetarëve serbë që kërkuan inicimin e peticionit për shkarkimin e kryetarëve në Veri.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili tha se i kanë njoftuar ata që sipas akteve nënligjore të MAPL’së, kjo çështje duhet të dorëzohet të kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat përkatëse.
“Mund t’iu konfirmoj se shkresat të cilat i kemi pranuar më 5 dhjetor përmes e-mailit, janë shqyrtuar dhe u kemi kthyer përgjigje, me anë të të cilave i kemi njoftuar se sipas akteve nënligjore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kjo çështje duhet të adresohet tek Kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat përkatëse, andaj i kemi udhëzuar që kërkesat e dorëzuara në KQZ t’i adresojnë tek autoriteti kompetent.”, tha ai.
Kujtojmë që dje KQZ konfirmoi se ka pranuar katër email-a, prej të cilave tri e kanë të bashkangjitur formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
KQZ: Kemi pranuar e-mail me formularin ku kërkohet shkarkimi i kryetarëve në katër komunat veriore
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek