Pas lajmeve se në Big Brother Vip Kosova ka pati dhunë fizike mes banorëve, ka reaguar moderatori i këtij formati, Alaudin Hamiti.
Ai demantoi lajmin, duke thënë se nuk është i vërtetë, dhe se fajtor për mos transmetim është përshkak të sinjalit, shkruan Arbresh.info
Reagimi i tij:
Nysa e kuptoj interesimin dhe impaktin enorm që ka Big Brother, por ju lutem mos dezinformoni sa për klikime
Sot në orët e hershme të mëngjesit si pasojë e një defekti në Artmotion, dy kanalet e Big Brother Vip Kosova së bashku me disa kanale tjera të platformës janë errësuar duke mos pas sinjal transmetimi.
E gjithë kjo prishje teknike është evituar fake intervenimit të stafit teknik dhe kanalet janë kthyer në transmetim pas një ore e gjysmë
Aludimet për dhunë fizike të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale janë të rreme
Materialin e pa publikuar në transmetim të drejtpërdrejtë mund ta gjeni në You Tube kanali zyrtar i bbvk
Ju inkurajomë të shikoni dhe lexoni faqet tona për informacion të saktë dhe të besueshëm
Thuhet se mes dy banorëve, Ganiut dhe Bleros situata e debatit ka dalë jashtë kontrollit në orët e para të mëngjesit.
Në faqen zyrtare të formatit në Instagram por edhe kudo në rrjet po qarkullojnë komente se Ganiu ka goditur me gotë Bleron dhe produksioni ka ndërprerë pamjet në kanalet e transmetimit live për disa orë, duke mos dhënë asnjë shpjegim, derisa tani gjatë ditës transmetimi veçse është rikthyer.
Disa prej komentuesve kritikojnë produksionin e formatit për mos transparencë, derisa nuk dihet saktësisht se çfarë mund të ketë ndodhur mes banorëve.
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës