Izraeli pretendon se ka gjetur një nga rezervat më të mëdha të armëve në Rripin e Gazës

14:00 | 6 Dhjetor 2023
A Z

Forcat e Mbrojtjes izraelite kanë pohuar se ushtarët e saj kanë zbuluar një nga depotë më të mëdha të armëve deri më tani në Rripin e Gazës.

Ai tha se depoja ishte e përbërë nga “qindra raketa dhe lëshues” dhe u gjet pranë një shkolle dhe një klinike në veri të Gazës dje.

Pamjet e publikuara nga IDF treguan lloje të ndryshme armësh, duke përfshirë, raketa antitank, pajisje shpërthyese dhe raketa me rreze të gjatë.

“Armët u sekuestruan nga ushtarët. Disa u shkatërruan në vend dhe disa u dërguan për hetime të mëtejshme,” thuhet në një postim në Telegram./abcnews.al

 

Të ngjashme