Partia politike “Srpska Demokratija”, është regjistruar edhe zyrtarisht në Republikën e Kosovës.
Kjo u bë në mbledhjen e radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kryetar i kësaj partie Aleksandar Arsenijeviq.
Ai ka qenë kandidati i vetëm serb për kryetar të Mitrovicës së Veriut në zgjedhje e kaluara, e që ishte tërhequr nga gara para mbajtjes së tyre.
Besnik Buzhala nga Zyra e Partive Politike, tha se pas verifikimit të të gjitha dokumenteve është konstatuar se ato janë në përputhje me ligjet në fuqi.
“Pas pranimit të aplikacionit, Zyra ka shqyrtuar këto dokumente dhe lista e nënshkrimeve është verifikuar edhe nga Sekretariati i KQZ-së, ku partia politike ka paguar edhe taksën për regjistrim. Pas plotësimit të këtyre dokumenteve, është vërejtur se dokumenti është në përputhje me nenin 13 të zgjedhjeve”.
Gjithashtu aty u tha se Agjencia e Statistikave të Kosovës më datë 29 nëntor të këtij viti ka kërkuar nga KQZ rreth 700 kuti të votimit të cilat do t’i përdor për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS)./eo
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?