Khvicha Kvaratskhelia është njëri prej lojtarëve kryesor te skuadra e Napolit.
Gjeorgjiani ka qenë kyç në sëzonin e kaluar që Napoli të arrij triumfin në Serie A, pas 33 vitesh, shkruan Arbresh.info.
Në një intervistë për Geo Team, ai ka folur për Napolin dhe të ardhmen e tij.
Ai nuk ka lënë pa përmendur as Real Madridin që e cilëson si ekipin e fëmijëris së tij.
“Real Madridi ishte ekipi im i preferuar në fëmijërinë time”, tha ai.
Më tutje ai shtoi se është 100% i fokusuar tani tek skuadra e tij dhe dëshiron të jap më të mirën e tij për kampionët e Italisë.
“Tani jam 100% i fokusuar te Napoli. Unë po bëj më të mirën për të ndihmuar ekipin”, shtoi ai.
Për fund ai ka treguar se ndihet shumë i lumtur tek Napoli.
“Më pëlqejnë shumë klube, por as që po mendoj për të ardhmen time, pasi gjithçka për të cilën mendoj është Napoli dhe ndihem shumë i lumtur këtu”, përfundoi gjeorgjiani.
Khvica është transferuar tek Napoli nga Dinamo Batumi në vitin 2022./Arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...