Marc-Andre ter Stegen ka pësuar një lëndim në shpinë gjatë muajit të kaluar sa ishte i ftuar tek Kombëtarja e Gjermanisë.
Mungesa e tij është e madhe në kampin e blaugranëve, shkruan Arbresh.info.
Ai tani do të i nënshtrohet me detyrim një operacioni që do të mbajë jashtë fushave për disa muaj gardianin gjerman.
Ter Stegen nuk do të jetë gati për ndeshjet e Barcelonës në La Liga, Copa del Rey dhe do të humbasë turnirin e Superkupës së Spanjës ku Barcelona merr pjesë së bashku me Real Madridin, Atletico Madridin dhe Osasunën.
Mediat bëjnë me dije se Ter Stegen do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të raundit 1/8 e finales në Champions League.
Barça tani ka gjetur zëvendësuesin e Ter Stegen, ai është Inaki Pena i cili po zhvillon paraqitje mjaft të mira me katalanasit./Arbresh.info/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...