Hysni Gucati operohet për të 30-tën herë, vëllau i tij: Pjesa e trupit tënd ku u operove është plagë e lirisë

12:28 | 6 Dhjetor 2023
E.K

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është operuar sërish në këmbën në të cilën ishte plagosur gjatë luftës në Kosovë.

Vëllai i tij, Fehmiu, i ka uruar shërim të shpejtë duke thënë që ky ishte operimi i 30-të i Gucatit në këtë plagë.

“Pjesa e trupit tënd ku ti sot u operove për të 30-tën herë është plagë e lirisë që ne sot e gëzojmë. Shërim të shpejtë, vëlla!”, është shprehur ai./Arbresh.info

Të ngjashme