KQZ mban mbledhjen e radhës, këto janë pikat e rendit të ditës

08:45 | 6 Dhjetor 2023
K.B

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës.

Në njoftimin për media nga KQZ, mësohet se mbledhja nis nga ora 13:00.

Më poshtë gjeni rendin e ditës:

Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ Nr.31 dhe 32/2023

Aktivitetet e Zyrës

-Rekomandimi për regjistrim të partisë politike “Srpska Demokratija”

Raportet e Këshillave të KQZ

3.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore

1. Njoftim lidhur me numrin e kërkesave për ndërrimin e Qendrës të Votimit;

2. Njoftim për ndryshimin e lokacionit të Qendrës së Votimit në Besi;

3. Njoftim me rekomandimet nga raportet, analizat dhe publikimet e KQZ-se 2023;

4. Shqyrtimi dhe miratimi i Historikut të Zgjedhjeve;

5. Njoftim me vlerësimin paraprak të zbatimit të planit të punës së KQZ për vitin 2023 – periudha Janar – Nëntor 2023;

6. Njoftim për draft Planin e Punës së KQZ 2024;

3.2.Këshilli për Çështje Ligjore

-Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të kuvendit komunal në Fushë Kosovë

3.3.Këshilli për Personel

– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për organizimin e punëtorisë për Rregulloret e brendëshme të KQZ

Të ndryshme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme