“Euro 2024” po afron, Kampionati Evropian që do të mbahet në Gjermani verën e ardhshme, fillon me 14 qershor dhe mbaron me 14 korrik.
Një çështje tani më është bërë e ditur, Kombëtaret kanë të drejtë të ftojnë vetëm 23 lojtarë, shkruan Arbresh.info.
Kujtojmë se në Evropianin “Euro 2020”, që u luajt në vitin 2021 shkak i pandemisë kombëtaret kanë pasur të drejtën të ftojnë 27 lojtarë.
Por këtë herë 24 trajnerët e kombëtareve të kualifikuara në këtë event, do të kenë më pak alternativa për të zgjedhur.
“Gazzetta.it” shkruan se vendimi është marrë me rastin e mbledhjes së fundit që u zhvillua në Hamburg në kuadër të shortit të grupeve.
Ende nuk ka asnjë komunikim zyrtar, por vendimi për të mos zgjeruar skuadrat është marrë./Arbresh.info/
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?