Moderatorja Evis Ahmeti thotë se nga takimet që ka pasur me familjen e Liridona Ademit pak para se të mësohej se i akuzuar kryesor për vrasjen e saj ishte bashkëshorti, Naim Murseli, ata të dy ishin çifti ideal në sytë e të afërmve.
E ftuar në emisionin “Opinion” , moderatorja Ahmeti thotë se i është thënë në familjen e Liridonës se “Naim Murseli është dhëndri ideal”.
Evis Ahmeti: Unë kam marrë takime me të dyja palët. Tek familja e Liridonës, vajta si pjesëtare e asaj familje për lidhjet e tim shoqi për lidhjet me Gjakovën, më është thënë në dhomën e burrave, por edhe të grave për figurën e Naim Murselit “që ai ishte dhëndri ideal, ishte djali që i kishte dhënë njëlloj territori dhe lirie dhe pavarësie Liridonën dhe e mbështeste dhe Liridonën si feministe”.
Blendi Fevziu: Unë e kam takuar diku. Ishte shumë i sjellshëm. Kishte një gjë të bezdisur me këto komplimentet e mëdha “je i madh, je figurë…”, domethënë që të bezdisin. Në sjellje, ishte sjellja e një njeriu që mund të thoshe “si mund të jetë kaq i edukuar”.
Evis Ahmeti: Ajo që më ka thënë babai i Naimit dhe familjarët e Liridonës në sytë e të gjithëve. Ishte një çift ideal në sytë e të gjithëve. Madja, motra e Liridonës dhe kunata, nusja e Leonardit është vajza e hallës së Naimit dhe ndërkohë në familjen Ademaj është edhe një pjesëtare shumë i afërt i familjes së Naim Murselit. Është një familje që ka bërë 3-4 krushqi, e fundit ka qenë Liridona.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...