Në ditët në vijim, Meta do të heqë funksionin që deri më tani lejonte përdoruesit të korrespondonin me miqtë e tyre nga rrjeti social Facebook në Instagram.
Kompania e prezantoi këtë veçori në vitin 2020 dhe tani do të “fikë” integrimin ndër-platformë pa asnjë arsye. Ky vendim mund të jetë një lëvizje për të shmangur pasojat rregullatore në Bashkimin Evropian.
Integrimi ndër-platformë u njoftua në vitin 2019 dhe “mori jetë” në vitin 2020, duke “fshirë kufijtë” mes dy shërbimeve më të njohura të kompanisë Meta.
Por, Messenger dhe Instagram tani po ndahen sërish, që do të thotë se nuk do të jetë e mundur të filloni një bisedë të re ose të telefononi me miqtë tuaj në Facebook përmes Instagramit.
Ata që kanë biseda ekzistuese me profilet e Facebook në Instagram do të mund t’i mbajnë ato, por vetëm në një version vetëm për lexim.
Përveç kësaj, përdoruesit e Facebook nuk do të mund të shohin më statusin e aktivitetit tuaj, si dhe raportin e leximit të mesazhit.
Së fundi, të gjitha bisedat ekzistuese me profilet e Facebook nuk do të zhvendosen në inbox në asnjë platformë. /Telegrafi
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...