Komisionerja Europiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansso, ka paralajmëruar se Europa mund të përballet me sulme terroriste gjatë Krishtlindjes. Johansson u shpreh se zemërimi i shkaktuar nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit mund të sjellë rritje të dhunës në Europë.
“Ne e kemi parë gjatë kohëve të fundit këtë në Paris, për fat të keq edhe më herë ka ndodhur”, u shpreh zyrtarja e BE-së duke iu referuar sulmit të fundit pranë kullës Eiffel, ku një person ndërroi jetë pas sulmit me thikë, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur.
Komisionerja Europiane për Çështjet e Brendshme u shpreh se Bashkimi Europian po vë në dispozicion 26 milionë paund për siguri shtesë në zonat më të rrezikuara. Johansson nuk dha detaje të mëtejshme nëse kishte informacione të detajuara për rrezikun e sulmeve.
Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, i dërgoi ngushëllimet e saj Francës për sulmit të fundjavës së kaluar, ndërsa theksoi se ngjarje të tilla tregojnë sesa evidente janë raste të tilla terrozmi. “Lufta në Gaza po e përkeqëson situatën”, tha ajo.
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...