Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi familjes Kabashi pas ndarjes nga jeta të artistit të kombit, Mirush Kabashi.
Në letrën e tij, kryeministri Kurti shkroi se Mirush Kabashin do ta kujtojë gjithmonë për interpretimet e tij aq të fuqishme dhe mjeshtërore të poezisë shqipe në skenë, plot pasion e përkushtim, të cilat të përfshinin emocionalisht e ku ishte e pamundur të mos ndjeje rrëqethje e trazim emocional.
Ai shtoi se aktori i mbi 100 roleve në teatër dhe filma, me punën dhe veprat e tij, do mbetet përjetësisht një thesar në kulturën e kombit shqiptar. Përveç artistit, ato janë gjurmët e një aktivisti të shumë kauzave sociale e një zëri të fortë të çështjes kombëtare.
Përmes këtij telegram ngushëllimi, kryeministri i ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta, të Qeverisë dhe mbarë popullit të Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
Pacolli: Është përfolur se Republika e Togos ka tërhequr njo...
Arrestohet në Jarinjë serbi që ditë më parë pagoi 30 mijë eu...
Gërvalla takon homologun polak: Kosova dhe Polonia me partne...
Njëvjetori i rënies, policia përkujton heroin Afrim Bunjaku ...
Konfirmohet data dhe ora për El Classicon e parë në La Liga
Shefi i Zyrës së BE-së: Autorët e agresionit në Banjskë të d...