Numri i të vdekurve nga një shpërthim vullkanik në Indonezi ka shkuar në 22, pasi ekipet e shpëtimit gjetën nëntë trupa të tjerë.
Kërkimet për 10 alpinistët e zhdukur në malin Marapi rifilluan të martën pasi u ndërprenë për shkak të shqetësimeve të sigurisë, transmeton Arbresh.info.
Zyrtarët thanë se nëntë trupa ishin nxjerrë pasdite, me një prej tyre ende të zhdukur. 12 alpinistë të tjerë të plagosur po i nënshtrohen trajtimit në spital.
Shpërthimet e shpeshta vullkanike kanë penguar përpjekjet e shpëtimit për ditë të tëra.
Ahmad Rifandi, kreu i postit të monitorimit të Marapi, i tha agjencisë së lajmeve AFP se pesë shpërthime ishin regjistruar vetëm të martën.
“Marapi është ende shumë aktiv. Ne nuk mund të shohim lartësinë e kolonës sepse është e mbuluar nga reja,” tha ai.
Ekipet e shpëtimit i thanë BBC se ata kanë përfituar nga dritaret e qetësisë relative për të kërkuar të zhdukurit dhe përpjekjet për të kërkuar për alpinistin e fundit të zhdukur do të rifillojnë të mërkurën.
Vullkani hodhi një re hiri 3 km (9,800 këmbë) në ajër të dielën, duke mbuluar me hi fshatrat përreth.
Gjatë shpërthimit ndodheshin 75 alpinistë në zonë, shumica e të cilëve janë evakuuar dhe kanë marrë trajtim për djegie.
Mali Marapi, që do të thotë “Mali i Zjarrit”, është ndër më aktivët nga 127 vullkanet e Indonezisë dhe është gjithashtu i popullarizuar në mesin e alpinistëve. Disa shtigje u rihapën vetëm qershorin e kaluar për shkak të shpërthimeve të hirit nga janari në shkurt. Shpërthimi më vdekjeprurës i Marapit ndodhi në vitin 1979, kur vdiqën 60 njerëz./Arbresh.info
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...
FFK-ja del me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen Ruman...
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...
“Tani është personale”/ Tysoni godet me shuplakë Paulin, gja...
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në...
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...