Google ADS

Kjaer do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Atalantës

14:29 | 5 Dhjetor 2023
D.H

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka marrë një lajm shumë të mirë në prag të ndeshjes ndaj Atalantas të shtunën më 9 dhjetor.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Simon Kjaer është rikthyer, shkruan Arbresh.info.

Danezi duket se ka lënë pas lëndimin që e mbajti jashtë fushës së gjelbërt për më shumë se një muaj.

Kjaer do të kthehet stërvitje disa ditësh dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Atalantas, ndonëse këtë sfidë mund ta nisë nga banka rezervë.

Pas mungesës në 5 ndeshje të Serie A dhe 2 ndeshje në Champions League, danezi është gati për të përforcuar ekipin e Milan, që në muajt e fundit vuan me lëndime të shumta./Arbresh.info/

Të ngjashme