Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikum, ka ngushëlluar familjen Kabashi, me rastin e ndarjes nga jeta të artistit, Mirush Kabashi.
Abdixhiku është shprehur se ikona e artit shqiptar me prejardhje nga Gjakova, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën artistike.
“Një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë dhe aktori i rreth 100 roleve në teatër dhe filma, Mirush Kabashi, na la sot. Ikona e artit shqiptar me prejardhje nga Gjakova, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën artistike, duke kontribuar me pasion dhe talent të rrallë në artin shqiptar. Rolet e tij të larmishme, veçanërisht ai i Sokratit në “Apollogjia e fundit e Sokratit”, do të mbeten një trashëgimi e pasur për kulturën tone”, tha Abdixhiku.
“Me titujt “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”, Kabashi na nderoi dhe bëri krenar me kontributin e tij të jashtëzakonshëm. U prehsh në paqe ikonë e artit!”
“Në emër të gjithë anëtarësisë së LDK-së, dhe në emrin tim personal ju shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë komunitetit artistik”./Arbresh.info
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...