Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për Mirush Kabashin, gjeniun e skenës

10:57 | 5 Dhjetor 2023
K.B

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorit Mirush Kabashi.

Berisha tha se arti, skena dhe gjithë kombi shqiptar sot janë në zi.

Sipas tij Mirush Kabashi hyri në artin shqiptar si një fenomen i cili me aftësitë, talentin e rrallë në interperetimet në filma dhe teatër të mbi 100 personazheve.

Reagimi i tij i plotë:

Dielli perëndoi përgjithmonë për Mirush Kabashin, gjeniun e skenës.

Të dashur miq, Mirush Kanashi, Mbreti i skenës dhe filmit mbylli sytë përgjithmon. Arti, skena por dhe kombi sot janë në zi. Mirush Kabashi hyri në artin shqiptar si një fenomen i cili me aftësitë, talentin e rrallë në interperetimet në filma dhe teatër të mbi 100 personazheve të veprave dhe kryeveprave të autorve shqiptarë e botërorë do bëhej shpejt artisti më i dashur për publikun shqiptar, por dhe shumë i vlerësuar nga ai ndërkombëtar.

I paarriteshëm në të gjitha rolet, por kulmor dhe i pavdekshëm me “Apologjinë e Sokratit” ai ndahet nga ne dhe niset në përjetësi si Sokrati i ditëve tona. Mirush Kabashi ishte gjithashtu interpretuesi më i fuqishëm i poezisë. Ai ishte një mbështetës i palëkundur i opozitës dhe demokracisë në Shqipëri.

Duke shprehur mirënjohjen më të pakufijshme për kontributin e tij të rrallë dhe ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe admiruesve të Mjeshtrit të Madh, i lutem Zotit q” shpirti e tij të gjej paqen e merituar. Amin!/Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Vdes aktori i njohur Mirush Kabashi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme