Arrestohet një serb në Kamenicë për armëmbajtje pa leje

09:21 | 5 Dhjetor 2023
E.H

Një serb është arrestuar në fshatin Boscë të Kamenicës pasi janë gjetur dhe konfiskuar dy armë automatike AK-47.

Për të dyshuarin N.S 54-vjeçar, Policia kishte nisur hetimet për një rast të dhunës në familje, ndërsa me urdhër të prokurorit janë kryer kontrolle në shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse, shkruan Arbresh.info.

Në njoftim thuhet se armët e konfiskuara do të përdoren si dëshmi në gjykatë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shteti dhe ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme