Arrestohen dy persona në Kamenicë, Policia u gjen armë në shtëpi

09:04 | 5 Dhjetor 2023
Arbresh

Dy persona janë arrestuar në Kamenicë pasi që në shtëpinë e tyre janë gjetur dy armë automatike AK-47, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, të dyshuarit janë intervistuar, ndërsa me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, shkruan Arbresh.info.

‘Kamenicë,04.12.2023-16:00. Janë arrestuar dy te dyshuar kosovarë pasi që në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy armë automatike AK-47 pa karikatorë dhe municion. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme