Google ADS

Ngjarjet e ditës

06:49 | 5 Dhjetor 2023
E.H

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara se do të ndodhin sot në vendin tonë:

09:30
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për shërbime sociale dhe familjare. (Kuvendi i Kosovës, N302)

10:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon konferencën “A ka ardhur koha për Ligjin për Lobim?” Raphaël Kergueno nga Transparency International EU do të tregojë për praktikat më të mira evropiane të rregullimit të lobimit. Marrin pjesë dhe deputetet Mimoza Kusari-Lila (VV), Blerta Deliu (PDK) dhe Time Kadrijaj (AAK). (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Rininë. (Kuvendi i Kosovës, N225)

10:00
Ministria e Drejtësisë organizon konferencën rajonale “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!”. (Hotel “Venus”, magjistralja Prishtinë-Lipjan)

10:00
Koalicioni i organizatave jo-qeveritare (IKD, FOL dhe INPO), në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, mbajnë tryezën “Reforma në drejtësi”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë. (Kuvendi i Kosovës, N10)

13:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban takim me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor, i themeluar sipas Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, N303)

13:00
Koalicioni i organizatave jo-qeveritare (IKD, FOL dhe INPO) mbajnë seancë të simuluar për miratimin e Rezolutës kundër korrupsionit. (Kuvendi i Kosovës)

14:00
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, merr pjesë në përurimin e objektit të ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Tre Dëshmorët” në Vrajakë-Bratotin. (Komuna e Rahovecit)

14:00
OJQ “Toka” organizon konferencën e vullnetarizmit rinor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarëve. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)

14:30
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe Banka Kombëtare Tregtare (BKT) do të nënshkruajnë një kontratë të re bashkëpunimi, nga e cila do të përfitojnë sportistët. (Hotel “Swiss Diamond”)

18:00
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon protestë gjithëpopullore, me kërkesë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme