Vëllau i Liridonës: Sot ajo prehet aty ky e ka vendin

23:23 | 4 Dhjetor 2023
E.G

Vëllau i Liridonës, Leonard Ademaj ka reaguar pas rivarrosjes së motrës së tij në vendlindjen e saj, në fshatin Rracaj të Gjakovës.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Liridona sot prehet aty ku e ka vendin, shkruan Arbresh.info.

“Me Liridonën varrosëm një njeri të mrekullueshëm dhe një pjesë të shpirtit tonë. Buzëqeshja, fuqia, pozitiviteti dhe mençuria e saj nuk do të na shoqërojnë më. Më së vështiri do të jetë për vogëlushët e saj por edhe për nënën tonë dhe të gjithë ne”, tha ai.

Tutje ai theksoi se dhimbja u lehtësua nga pjesëmarrja e mijëra njerëzve nga mbarë Kosova.

Leonard Ademaj tha se do t’i bashkohen kampanjës dhe luftës për drejtësi për Liirdonën dhe të gjitha grtaë viktima.

“Ne besojmë në drejtësi dhe do të sigurohemi që drejtësia të arrihet. Bashkë me të gjitha ato vajza, gra e burra që kanë bashkëndje me neve dhe na kanë mbështetë, do t’ia dalim”, tha ai./Arbresh.info/

Të ngjashme