Granatimet e forta ruse lanë të vdekur dy persona në rajonin jugor të Ukrainës, Herson, më 3 dhjetor.
Kreu rajonal, Oleksandr Prokudin, tha më 4 dhjetor se përveç dy të vdekurve, tetë persona u plagosën pasi rajoni ishte shënjestruar 117 herë nga bombardimet ruse.
Në kryeqytetin rajonal, Herson, zonat e banuara, objektet mjekësore dhe infrastruktura të tjera u dëmtuan, tha Prokudin.
Udhëheqja ushtarake e Ukrainës në Herson tha më herët në dhjetor se qyteti ishte nën “zjarr të madh” nga forcat ruse nga “bregu i majtë i okupuar përkohësisht” i lumit Dnjepër.
Rusia e ka filluar pushtimin e plotë dhe të paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022.
As Ukraina, as Rusia nuk publikojnë informacione lidhur me viktimat nga radhët e tyre, por sipas vlerësimeve jozyrtare amerikane, që janë raportuar nga New York Times në mes të gushtit, afër 70.000 ushtarë ukrainas janë vrarë dhe 100.000 deri në 120.000 të tjerë janë plagosur. Ndërkaq, Rusisë është raportuar se i janë vrarë 120.000 ushtarë, dhe 170.000 deri në 180.000 të tjerë janë plagosur.
Zelensky së fundi ka thënë se humbjet e Ukrainës janë “pesë herë më pak” sesa ato të Rusisë, por ai po ashtu ka lënë të kuptohet se qindra ushtarë ukrainas vriten apo plagosen çdo ditë gjatë periudhave kur ka luftime intensive./rel
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...