Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i mësojë në muajin shkurt kundërshtarët e edicionit të katërt të UEFA Nations League.
Shorti do të tërhiqet në Paris më 8 shkurt, ndërsa Kosova është në vazon e dytë të Ligës C të Nations League, shkruan Arbresh.info.
Në vazon e dytë janë edhe Azerbajxhani, Bullgaria dhe Ishujt Faroe.
Në vazon e parë janë Rumania, Suedia, Armenia dhe Luksemburgu. Në vazon e tretë janë Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut dhe Qiproja, derisa në vazon e katërt janë Bjellorusia, Lituania apo Gjibraltari, Estonia dhe Letonia.
Edicioni 2024/2025 i Nations League do të nisë në shtator të vitit të ardhshëm. Ndeshjet e fazës së grupeve do të zhvillohen në tetor dhe nëntor.
Nations League do të jetë përcaktuese për katër ekipet e fundit evropiane që do të kualifikohen në Botërorin e vitit 2026.
Kujtojmë se Liga C është niveli i tretë i Nations League./Arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë