Kafiteria Lejas në Suedi ku kishte punuar Liridona Ademaj ka hapur një llogari bankare për të ndjerën.
Sipas njoftimit, paratë e mbledhura do t’I shkojnë familjes së Liridonës, shkruan Arbresh.info.
“Do të ketë mundësinë për ta nderuar atë edhe sot në Lejas Café ku është në dispozicion një libër për t’u plotësuar nëse dëshironi.Një libër që do t’i dorëzohet familjes së saj në një të ardhme të afërt. Nëse dëshironi, ekziston edhe mundësia të kontribuoni me një sasi sipas zgjedhjes tuaj në “1232393478” dhe të shkruani “Lilly” si mesazh. Shuma totale do të shkojë për familjen e saj dhe do të merret nga vëllai i saj”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera, është shprehur një falënderim për pjesëmarrësit në memorialin për Liridonën i cili është mbajtur dje.
“Ju shprehim një falenderim të madh të gjithëve që ishin aty dhe patën mundësinë të merrni pjesë dje në memorialin për Liridonën . Ishte një moment për të gjithë ta vajtojnë dhe ta kujtojnë për të gjitha të mirat me të cilat ajo ndihmoi në të gjitha situatat dhe gjatë gjithë kohës botën. Kishte shume lot qe rane nga shume zemra te trishtuara por eshte e rendesishme te kujtosh se cfare perhapje e pabesueshme gezimi ishte ajo, me nje buzeqeshje kaq te bukur ne buze qe na ndoti te gjitheve.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës