Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSkuk) ka reaguar pas raportimeve lidhur me me kryerjen e operacionit në Klinikën e Urologjisë, pa anestezion, e poashtu, mos operimin e pacientit tjetër dhe dyshimin se i njëjti është kryer në klinikë private.
Në komunikatën për media thuhet se menaxhmenti i ShSKUK-së, është duke pritur raportet me shkrim nga dy klinikat përkatëse për të proceduar tutje me rastet, shkruan Arbresh.info.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, është duke trajtuar rastet e raportuara së fundmi, lidhur me kryerjen e operacionit në Klinikën e Urologjisë, pa anestezion, e poashtu, mos operimin e pacientit tjetër dhe dyshimin se i njëjti është kryer në klinikë private. Menaxhmenti i ShSKUK-së, ka kërkuar raport me shkrim nga dy klinikat përkatëse dhe jemi në pritjet të këtyre raporteve, për të proceduar tutje me rastet.”, thuhet në njoftim.
Tutje, ShSKUK fton qytetarët që ankesat t’I dërgojnë me shkrim në Komisionin e Ankesave të Pacientëve.
“Poashtu, ShSKUK fton të gjithë qytetarët që ka ankesa, apo vështirësi gjatë trajtimit shëndetësorë, në institucionet e ShSKUK-së, t’i drejtohen me shkrim Komision të Ankesave të pacientëve në ShSKUK, i cili do të shqyrtojë çdo ankesë dhe shqetësim të qytetarëve.”, njofton ky institucion.
Kujtojmë se në premten është raportuar se, te një pacient është ndërhyrë pa anesteziolog në Klinikën e Urologjisë, ndërkaq të dielën po ashtu në një pacient që ishte planifikuar të operohej në QKUK, më 17 nëntor, në fund të ditës është hequr nga orari i rregullt i operimeve./Arbresh.info/
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani