Edhe pse është ende një lojtar në pronësinë e Atletico Madrid, Joao Felix nuk hezitoi të festonte ndaj ish-skuadrës së tij në momentin që i ndëshkoi me fanellën e Barcelonës. Në minutën e 28, portugezi realizoi golin që i dhuroi fitoren katalanasve përballë “Los Colchoneros” teksa mposhti me klas portierin Oblak.
Pas sfidës, sulmuesi theksoi se festa ishte si një çlirim për të gjitha vështirësitë që kaloi në periudhën e merkatos në verë ndërsa shtoi se është shumë i fokusuar te fusha, pavarësisht se në media ka shumë të pavërteta rreth tij.
“Festa e atij goli erdhi shumë natyrshëm, nuk ishte asgjë e menduar. Një lojtar e ka të pamundur të mos përfshihet nga momenti i ndeshjes. Për mua ai goli është si një çlirim për të gjitha peripecitë që kalova në merkaton e verës. Vetëm njerëzit e afërt me mua e dinë mirë se çfarë kam përjetuar dhe si jam ndjerë. E di që edhe ata tashmë si unë janë të çliruar.
“Për mua kjo ndeshje ishte vetëm ajo e radhës, asgjë më shumë. Në media flitet shumë, e bëjnë këtë çdo javë. Një herë mirë e një herë keq, por unë nuk ndikohem. Unë nuk merrem me fjalë, shoh punën time dhe dua të stërvitem që të përmirësohem çdo ditë. I jam shumë mirënjohës shokëve dhe klubit që më mirëpriti”, u shpreh Felix.
Për Felix ky ishte goli i pestë deri më tani këtë sezon me Barcelonën./ss
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...