Kryetari i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ka thënë se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Kurtin e njoh prej 30 vitesh, ai dhe unë kemi kaluar shumë në jetën tonë dhe pas këtyre bisedave besoj se gjaku i derdhur në Banjskë është gjaku i fundit i derdhur në konfliktin mes popullit serb dhe shqiptar në Kosovë”, ka thënë Jovanoviq në një postim në rrjetin social X.
Jovanoviq ka deklaruar se Serbia po ngec nën barrën e Kosovës.
“Duhet thënë e vërteta dhe duhet marrë një rrugë tjetër. Të gjithë e dini se kam thënë të vërtetën shumë kohë më parë, më shumë se 20 vjet më parë, dhe për këtë jam cilësuar si tradhtar. Sot, shumë njerëz e kuptojnë se unë bëra atë që duhej të bëja, sepse e dua popullin tim dhe e di që nuk mund t’i dua dhe t’u uroj mirë serbëve pa pasur forcën t’i dua shqiptarët e Kosovës dhe të përpiqem t’i kuptoj ata”, ka thënë ai.
Liberali serb ka thënë se beson në shoqërinë serbe dhe aftësinë e saj për të mbështetur ndryshimet politike që i nevojiten në mënyrë që të gjithë në Kosovë të gjejnë qetësinë e tyre, dhe ne të drejtën për një fillim të ri./rtk
Kurti:”da li je Beograd interesantan i lep kao onda kada smo bili studenti?” ja:” i interesantniji i lepsi, mnogo…kao i Pristina!” pic.twitter.com/MtKNsfwNYA
— Čedomir Jovanović (@Ceda_Jovanovic) December 3, 2023
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...