Google ADS

Dramë në Manchester, përfundon barazim derbi i javës së 14-të në Premier League

19:38 | 3 Dhjetor 2023
D.H

Manchester City nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në derbin e javës së 14-të në Premier League ndaj Tottenhamit.

Në një sfidë të ‘çmendur’ me shumë gola, përmbysje rezultatesh autogola, rezultati përfundoi 3-3, shkruan Arbresh.info.

Spurs arriti të krijoi avantazh në minutën e gjashtë përmes Heung-Min Son.

Por i njëjti lojtar tre minuta më vonë shënoi autogol për të dërguar shifrat në 1-1.

City epërsinë e morri në minutën e 31-të me golin e Phil Fodenit dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-1.

Në pjesën e dytë Tottenham e nisi më mirë duke barazuar rezultatin në 2-2 me anë të Lo Celsos i cili shënoi në minutën e 69-të.

Por skuadra e Guardiolës u kundërpërgjigj shpejtë dhe pas 12 minutave, Jack Grealish riktheu epërsinë e Manchester Cityt në 3-2.

Kur të gjithë prisnin fitoren e Cityt në skenë doli Kulusevski dhe barazoi rezultatin në 3-3 në minutën e 90-të.

Drama nuk përfundoi këtu pasi në kohën shtesë gjyqtari kryesor ndërpreu një aksion rrjedhës të Cityt ku njëri nga sulmuesit e ‘qytetarëve’ doli i vetëm përball ndaj portierit.

Ky aksion mund të ishte fatal për Spurs, mirëpo kësaj here fati ishte në anën e tyre.

Me këtë barazim City bën një tjetër hap fals drejt titullit, ku mbeten të tretit në tabelë me 30 pikë, tri më pak se Arsenali lider.

Teksa Spurs janë në vendin e pestë me 27 pikë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme