Paris Saint Germain sot ka arritur të marr një fitore shumë të vështirë në udhëtim tek Le Havre në udhëtim me rezultat 2-0.
Golat për PSG, i shënuan Kylian Mbappe në minutën e e 23-të dhe Vitinha në minutën e 89-të, shkruan Arbresh.info.
Francezi Mbappe është duke kaluar në formë të jashtëzakonshme me ekipën e tij, përkundrazi zërave për largim nga gjigandi francez.
Mbappe deri më tani ka luajtur në 18 ndeshje me PSG këtë sezon duke shënuar 18 gola dhe duke dhuruar edhe dy asistime.
Ai ka qenë vendimtar në shumë ndeshje për francezët këtë sezon, së fundmi në këtë ndeshje dhe në mesjavën që e lamë pas në Champions League ndaj Newcastlen ku shënoi nga penalltia në fundin e ndeshjes për të shpëtuar PSG-në nga humbja.
Sulmuesi francez është gjithashtu top golashënues në Ligue 1, me 15 gola duke lënë mrapa Adams të Montepellier që ka vetëm shtatë gola./Arbresh.info/
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...