Florent Muslija hero i Padebornit

18:13 | 3 Dhjetor 2023
D.H

Padeborn ka arritur të mposhtë skuadrën e Hannoverit me rezultat minimal 1-0, në kuadër të xhiros së 15-të, në Bundesliga 2.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi ylli i kombëtares së Kosovës, Florent Muslija në minutën e parë të kohës shtesë së ndeshjes, shkruan Arbresh.info.

Me këtë gol të Florentit, Padeborni u rikthye te fitoret në Bundesliga 2 pas dy humbjeve rresht.

Ylli i kombëtares së Kosovës po kalon një formë të jashtëzakonshme këtë sezon me skuadrën e tij duke arritur të shënoj shtatë gola dhe të dhuroj dy asistime në 14 ndeshjet e luajtura deri më tani.

Për të pritet të jetë ky sezoni i fundit me skuadrën e Padebornit pasi shumë ekipe kanë shprehur interes për lojtarin e kombëtares së Kosovës./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme