Shqipëria mbrëmë ka mësuar kundërshtarët për fazën e grupit në Evropianin “Gjermania 2024″.
Kuqezinjtë ndodhen në grupin B, së bashku me Spanjën Kroacinë dhe Italinë, shkruan Arbresh.info.
Për shumë kënd ky është edhe ‘grupi i vdekjes’, në Euro 2024.
Teksa strategu brazilian Sylvinho ka komentuar shortin për të famshen spanjolle gazetën ‘Marca’.
“Në Gjermani ka shumë shqiptarë dhe do të jetë bukur t’i shikojmë në stadium. Shqipëria merr pjesë për të dytën herë në Europian, por tashmë është rritur. Shqipëria është një vend entuziast. I mbyllëm kualifikueset para Polonisë e Çekisë, që janë shumë të forta. Në “Euro 2024” duhet të tregojmë forcën tonë, nuk do të jetë e lehtë. Spanja ka shumë cilësi, më pëlqen dhe ka tjetër nivel”, është shprehur Sylvinho.
Kujtojmë se Shqipëria ndeshjen e parë në grupin B, e luan me 15 qershor 2024 ndaj Italisë në qytetin e Dortmundit./Arbresh.info/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor