Dje është hedhur shorti për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.
Shqipëria nuk ka pasur fat në këtë short, pasi i ka rënë në një nga grupet më të vështira.
Shqipëria është në Grupin B së bashku me Spanjën e Kroacinë dhe Italinë.
Pas, shortit ka pasur reagime të shumta.
Një ndër lojtarët që ka reaguar është sulmuesi “kuqezi”, Mirlind Daku, i cili nuk ka arritur ta besoj fatin e kombëtares.
“Çfarë është kjo miku im?! (Qesh). Ky është një nga grupet më të forta. Besoj te kombëtarja ime, sepse ne treguam në kualifikuese se jemi ekip i fortë. Ne duhet ta shijojmë, ne duhet të luftojmë si gjithmonë dhe shpresoj unë si një lojtar i Rubinit të luaj atje. Faleminderit për mbështetjen e madhe që ju më keni dhënë mua, sepse pa ju nuk do të isha pjesë e këtij suksesi që patëm. Spanjë, Kroaci, Itali bëhuni gati. Shihemi së shpejtë”, ka thënë Daku në video-mesazhin e publikuar nga klubi i tij, Rubin Kazan.
Kampionati Evropian i vitit të ardhshëm do të fillojë më 14 qershor dhe do të përfundojë më 14 korrik./lajmi.net
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...