Të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt kanë arritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për të cilët pritet të mbahet seanca gjyqësore. Të dyshuarit kanë hyrë brenda hapësirave të Gjykatës nga hyrjet ku nuk kanë qenë prezente mediat.
Ndërsa, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar aksion simbolik te Pallati i Drejtësisë, ku zhvillohet seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademi-Murseli. U kërkua siguri më e madhe për gratë. “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, u tha nga organizatorët.
Lexo edhe:
Përfaqësuesja e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, Trina Binaku tha se janë mbledhur për të dënuar një vrasje makabre.
“Jemi mbledhur në këtë aksion simbolik për të dënuar sulmin makabër të një gruaje dhe se në nuk do të qëndrojmë të qeta kur burrat vazhdojnë të dhunojnë e të vrasin vajza e gra, dhuna e gjinizuar ndaj vajzave edhe grave dhe femicidi nuk janë incidente apo simptoma psikologjike, ato janë simptoma të patriarkalizmit i cili e qeverisë familjen dhe të gjithë neve. Gratë dhe vajzat në Kosovë jetojmë më frikë e kjo nuk benë të vazhdojë kështu, nuk mund të këtë paqe përderisa gratë përjetojnë gjendje lufte. Këtë të marte duke filluar nga ora 18:00 thërrasim protestë gjithë popullore. Sot nga pallati i drejtësisë ku po gjykohen vrasësit e Liridonës, thërrasim në organizim dhe veprim të gjithë që të mblidhemi dhe të themi se nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, u shpreh ajo./rtk
Lexo edhe:
Sot dalin para gjykatës Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...