Sulmohen fizikisht dy zyrtarë policor, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

09:03 | 3 Dhjetor 2023
E.H

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, pas një mosmarrëveshje për parking i dyshuari duke mos i respektuar urdhrat dhe gjatë shoqërimit në polici u ka shkaktuar lëndime trupore zyrtarëve policor të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë 01.12.2023-19:00. Pas një mosmarrëveshje në një parking të automjeteve, i dyshuari mashkull kosovar duke mos i respektuar urdhëratë, gjatë shoqërimit në polici dhe gjatë futjes nën kontroll, i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme