Google ADS

Sot dalin para gjykatës Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

07:27 | 3 Dhjetor 2023
E.H

Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca fillestare ndaj Naim Murselit, i cili dyshohet se organizoi vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt.

Seanca pritet të filloj nga ora 09:30, shkruan Arbresh.info.

Po ashtu, seanca do të mbahet edhe për dy të dyshuarit e tjerë të cilët janë të përfshirë në rast.

Ndryshe, gjatë ditës së shtunë Prokuroria ka bërë gati kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për tre të dyshuarit për vrasjen makabre të Liridona Ademajt/Arbresh.info

Lexo edhe:

Prokuroria bën gati kërkesën për paraburgimin e Naim Murselit dhe dy të tjerëve të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme