Mbrojtja e Kadri Veselit ka paraqitur përgjigjen e saj ndaj Kërkesës Urgjente të Prokurorisë për ndryshimin e kushteve të paraburgimit dhe vendimit të Trupit Gjykues.
Sipas mbrojtjes së Veselit, Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë për përpjekjen e Veselit për të ndërhyrë në drejtësi apo penguar procedurën, raporton Klan Kosova.
“Provat e ofruara nga SPO dhe vëllimi shumë më i madh i materialit të zbuluar si prova shfajësuese sipas Rregullës 103, tregojnë Veselin duke u përfshirë në një model bisedash krejtësisht të pafajshme, në të cilat ai thekson rëndësinë e parimit themelor që askush nuk duhet t’i afrohet ndonjë dëshmitari të rastit pasi kjo do ta dëmtonte atë, në vend që ta ndihmonte. Është plotësisht në përputhje me deklaratën publike që ai lëshoi kur u arrestua, dhe që u lexua në procesverbalin e gjykatës në paraqitjen e tij të parë”, ka potencuar mbrojtja e Veselit.
Mbrojtja e Kadri Veselit ka kundërshtuar ashpër pretendimet e prokurorisë rreth bisedave të përgjuara në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, duke thënë se bisedat e Veselit janë paraqitur në mënyrë të shtrembëruar nga ana e prokurorisë, bazohen në supozime, thashetheme dhe deklarata mashtruese.
Në fakt, mbrojtja e Veselit konstaton se klienti i tyre në asnjë moment nuk ka cenuar identitetin e dëshmitarëve apo dëshmitë e tyre dhe në asnjë mënyrë nuk ka penguar procedurat pranë Dhomave të Specializuara.
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...