Babai i të ndjerës Liridona Ademaj që u vra me porosi nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ka folur për News24 ku ka rrëfyer dyshimet e tij të para për përfshirjen e Murselit në vrasjen e të bijës së tij.
Më poshtë gjeni rrëfimin e babait të Liridonës kur morri vesh për vrasjen në bisedën e tij me Naim Murselin:
Shkum m’e gjet qikën ku është. Të nesërmen erdh Naimi te na qitu. Edhe e pyeta fort mirë. Naimi na kish pas pre në besë neve; dyshova se një parë fjalë mirë nuk m’i tha qëtu kur e veta.
E pyeta: ‘Naim, qysh ke puna që m’u vra qika e ti pshtove me dy fëmijë tjerë? Qysh ke puna? Kallxom pak diçka!”
Nisi me më tregu. Tha “isha t’uj hec rrugës dhe më doli një njeri me pistoletë edhe më tha gruaja ndale se janë dalë hajnat. E nala kerrin”.
E pyeta: “A doli kah ana jote a kah ana e qikës?
Jo, më tha “ka ana jeme”.
I thash: “Eh, qysh dole ti përjashta?”
Tha: “Unë e çela derën teme dhe i kapa dhe dy fmitë?”
I thash: “e ju la m’i kap fmitë e me ik ti teposhtë? E me mu vra mu qika në kerr? Qysh ke puna?”
Tha: “Ika nja 500-600 metra. 1 mijë metra. Kam hecë veç me fëmijë”.
I thash: “A njeve far krismash?”
Tha: “po, i kam ni dikur krismat”.
I thash “e sa herë?”
Tha: “Nuk e di as vet”.
E pyeta prap: “Po qiken qysh e le vet në kerr?”
Tha: “Jo, Liridonës ja lypën paret”
I thash: “E a ja dhatë ju paret atij?”
Më tha: “Po Liridoni do ja dha, po nuk ja dha çantën”.
“E çka batë masanej”, e pyeta
Më tha “jo unë nuk e di i mora fmitë e shkova teposhtë”.
Eh, bash qitu une e hetova që…po mund të jetë i përfshirë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...