Google ADS

Osmani falënderon kryeministrin Fiala për mbështetjen e Çekisë

16:57 | 2 Dhjetor 2023
KRG

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u takua me kryeministrin e Çekisë, Petr Fiala, në COP28 në Dubai, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e Çekisë dhe i ka shprehur vendosmërinë e Kosovës për të vazhduar forcimin e lidhjeve tona dypalëshe.

“Çekia është një aleate e rëndësishme e Kosovës dhe një mbështetëse e rrugës euroatlantike të vendit tonë. Gjatë #COP28 falënderova Kryeministrin Petr Fiala për mbështetjen e Çekisë dhe shpreha vendosmërinë tonë për të vazhduar forcimin e lidhjeve tona dypalëshe”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Të ngjashme