Papa Françesku i ka bërë thirrje të shtunën botës që të mos përdorë lëndë djegëse të papërpunuara.
Ai i ka bërë këto deklarata para një samiti për klimën që po mbahet në Dubai, por jo me prezencë fizike, për shkak të një sëmundjeje.
Kreu i Selisë së Shenjtë, e ka përmendur në veçanti dhënien fund në përdorim të thëngjillit, naftës dhe gazit, si dhe nevojën për ndryshim të mënyrës së jetesës, për ta ruajtur planetin.
Mes tjerash, Papa ka kërkuar edhe që t’iu falen borxhet vendeve të varfra, të goditura prej ndryshimeve klimatike.
Françesku është papa i parë në histori që i drejtohet një samiti të tillë.
Së fundi janë shtuar thirrjet që liderët pjesëmarrës ta përdorin këtë samit për të vendosur për të ardhmen e thëngjillit, naftës dhe gazit, burimeve kryesore që nxitin ngrohjen e planetit.
Presidenti i samtit për klimën, Sultan Al-Jaber, ka thënë se heqja dorë nga kjo lëndë është e “pashmangshme”, ndonëse kompania e naftës që zotëron vendi i tij, Emiratet e Bashkuara Arabe, ka thënë se do të rrisë dukshëm prodhimin./rel
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër