Osmani u takua me kryeministrin e Sao Tomé dhe Principe, diskutohet për thellim të bashkëpunimit

14:52 | 2 Dhjetor 2023
E.K

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u takua me kryeministrin e Sao Tomé dhe Principe, Patrice Trovoada, në COP28 në Dubai.

“E lumtur të takohem me Kryeministrin e Sao Tomé dhe Principe, Patrice Trovoada, gjatë #COP28.

“Patëm një diskutim të mirë se si mund të thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Kosova mbetet e përkushtuar për të punuar së bashku me partnerë anembanë globit”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info

Të ngjashme