Google ADS

Abdixhiku viziton familjen e Rugovës në përvjetorin e lindjes së tij, shijon ëmbëlsirën e preferuar të themeluesit të LDK-së

14:44 | 2 Dhjetor 2023
K.B

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës( LDK),Lumir Abdixhiku, së bashku me gruan e fëmijët e tij si dhe zyrtarë të tjerë të partisë kanë shkuar për vizitë te familja Rugova me rastin e ditëlindjes së 79-të të presidentit të ndjerë.

Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se Fana Rugova i priti me ëmbëlsirën Tiramisu që e pëlqente presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova.

“Për të na pritur sa më ngrohtë, si një zonjë shtëpie e vërtetë, Fana Rugova kishte përgatitur edhe këtë vit ëmbëlsirën e saj Tiramisu. Atë të preferuarën e Presidentit. Atë që e kishin shijuar për herë të parë në Romë.Këtë ëmbëlsirë ajo merr mundin ta bëj çdo 2 dhjetor, në ditën e lindjes së Presidentit Rugova. Këtë ëmbëlsirë e kishte bërë edhe këtë herë”, shkruan Abdixhiku.

Kreu i LDK-së tha se rikujtuan etën e shqiptarit më të madh; atit themeltar të Republikës e prijësit historik të lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci, i cili lindi 79 vite më parë, më 2 dhjetor të vitit 1944.

Ai vizitën  e sotme e cilësoi të veçantë, sepse u shoqëruan nga klasa e parë e gjeneratës së parë të Shkollës Politike.

“Sot, me Albinën, Erën e Rozin, vizituam familjen Rugova. U pritëm nga zonja Fana, Uka, Mendimi e Teuta. Rikujtuam jetën e shqiptarit më të madh; atit themeltar të Republikës e prijësit historik të lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci, i cili lindi 79 vite më parë, më 2 dhjetor të vitit 1944. Këtë herë, vizita jonë ishte edhe më e veçantë, sepse u shoqëruam nga klasa e parë e gjeneratës së parë të Shkollës Politike. Ata nga afër panë vet historinë. Atë që bëri lirinë, shtetësinë e vet demokracinë.Kjo histori na qëndron sot jo vetëm si rikujtim i madhështisë, por edhe si detyrim i rrugëtimit tonë përpara”, shkruan tutje ai.

“Presidenti ka vetëm ditëlindje! Prandaj gjithë rugovistëve, urime kjo datë e ditë”, ka përdunduar Abdixhiku./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme